E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës miraton planin e zbatimit të marrëveshjes

PRISHTINE - Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar nënshkrimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, të arritur nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të mërkurën në Bruksel.

"Kjo marrëveshje ka kompromise, por jemi siguruar që secili kompromis të jetë i tillë që shërben në të mirë të interesave të qytetarëve të Kosovës si në veri ashtu edhe në jug. Me këtë marrëveshje, Kosova ju ka dhënë një shanse ideale qytetarëve tanë në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë tonë demokratike", - deklaroi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, i tërë plani është planifikuar që të implementohet brenda gjashtë mujorit të ardhshëm.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›