E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foshnjat bejne dallimin mes te drejtes e te gabuares kur jane vetem 15 muajsh

Los Angeles 9 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koci - Nje studim i ri ka treguar se aftesia per te treguar dallimin ne mes te drejtes dhe te gabuares eshte nje cilesi te cilen edhe foshnja mund ta kete.
Foshnjat arrijne te kuptojne te drejten dhe te padrejten si edhe jane te vetedijshem per ndarjen e pasurive te tyre me te tjeret.
Foshnjat te cilet moren pjese ne nje studim ishin ne gjendje te dallonin ne mes shperndarjes se barabarte dhe jo te barabarte te ushqimit duke treguar keshtu nje vetedije te drejtesise treguan shkencetaret.
Ne kete studim u vu re gjithashtu se sa te ndjeshem dhe te gatshem ishin foshnjat ne ndarjen e nje lodre te preferuar.
Dr. Jessica Sommerville psikologe ne Universitetin e Uashingtonit u shpreh Zbulimet tona tregojne se norma e drejtesise dhe altruizmi jane fituar me shpejt nga sa kemi menduar.
Studimi i botuar ne revisten PLoS ONE permbante dy video te bebeve 15 muajsh.
Ne videon e pare disa personave iu shperndane fishekzjarre ne menyre jo te barabarte ndermjet tyre.
Ndersa ne videon e dyte u paraqit ndarja e qumeshtit ndermjet dy personave ne menyre te barabarte ndermjet tyre.
Shkencetaret vune re se foshnjat kaluan me shume kohe duke pare se si ushqimi shperndahej mes njerezve.
Foshnjat kane shume gjasa per te dalluar idete e drejtesise dhe te padrejtesise duke kuptuar edhe se si njerezit e trajtojne njeri tjetrin.- tha Dr Sommerville.
a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›