Lërini fshatarët e ambulantët të pushtojnë trotuaret e qytetit

Drejtori i Policise Bashkiake udheheq aksionin per lirimin e trotuareve ne Tirane
Nga Lavdosh Ferruni
Në çdo qytet Europian mijëra metra linear rrugë e qindra m2 sheshe në qendër të qytetit gjallojnë nga mijëra njerëz që shijojnë të qënurit pranë njëri- tjetrit duke shëtitur, duke pirë më nge ndonjë kafe apo duke shijuar ndonjë pjatë të preferuar në morinë e madhe të ofruar. Kjo është dhe pjesa më argëtuese për banorët dhe vizitorët e këtyre qyteteve Europiane. Këtë bukuri po e ka dhe Tirana këto vite, madje shumë më të spikatur se shumë qytete europiane, por me defektin e madh se kjo gjallëri e njerëzve shoqërohet me zhurmën, pluhurin e tymin e makinave në çdo rrugë të Tiranës, të cilat kanë përparësinë kudo jo vetëm në rrugë, ku vijat e bardha për kalimtarët nuk janë pjesë e rregullores për to, por edhe në trotuare, ku Bashkia po tenton së prapthi të heqë njerëzit. Pra Bashkia në vend të heqë makinat nga qarkullimi në shumë rrugë të qendrës, ka zgjedhur të heqë njerëzit nga trotuaret. Jo vetëm kaq, por dhe sheshin qendror të Tiranës po duan tia kthejnë përsëri makinave. Komplet së prapthi. Por le ti lëmë tavolinat e kafeve e të flasim për tavolinat e fshatarëve dhe të shitësve ambulantë të fruta perimeve.
Bashkia e Tiranës tani i është vërsulur fshatarëve e shitësve ambulantëve të fruta perimeve për ti përzënë ata prej qytetit e duke i çuar ata asgjëkundi. Cili është qëllimi? Dëgjohet të thuhet për ti lënë të lirë kalimin në trotuare qytetarëve. Kjo është komplet fallco. Duke qenë se këto 20 vjet kapitalizëm më ka qëlluar të jetoj në trekëndëshin më të populluar të Tiranës, Shallvare-Rruga Elbasanit- Bllok kurrë nuk kam dëgjuar një qytetar të vetëm të ankohet se fshatari apo shitësi ambulant i ka zënë rrugën e kalimit. Ky shitës i vogël që jep e merr me qytetarin gjithë ditën e ditës nuk mund të pengojë atë, të cilit i shërben dhe atë prej të cilit ai paguhet dhe ushqen familjen e tij. Bashkëjetesa e tyre është tepër harmonike, madje një simbiozë e domosdoshme.
Parantezë
Ish këshilltari i Kryeministrit të Britanisë së Madhe në artikullin e tij Cameron duhet të punojë për të kthyer kapitalizmin tek qytetarët (Financial Times, 3 tetor 2011) shkuan: Kapitalizmi real vë me përgjegjësi konsumatorët dhe bizneset e vogla dhe i lejon ato të kenë një vështrim për të ardhmen e më poshtë shkruhet për një rizbulim të traditës së kapitalizmit popullor, vlerën e të voglës dhe lokales. Ajo që mund të thuhet për Shqipërinë është pikërisht ajo që vitaliteti i këtyre prodhuesve të vegjël përbën çelësin që ky vend i ka shpëtuar dhe do të mund ta shpëtonte dhe në të ardhmen nga kriza globale, kriza të shumanshme e të njëpasnjëshme. Ulje- ngritjet e interesave të bankave që shfaq Guvernatori i Bankës apo politikat e zgjuara fiskale të Ministrit të Financave dhe mburrjet pa kufi të kryeministrit janë vetëm cic-mice të gjoja lojtarëve të fuqishëm lokal në lojën globale.
Në një studim timin në Tiranë 2 vite më parë rezultoi se vetëm 1% e popullsisë blejnë fruta perime në supermarkate dhe pjesa tjetër 99% blejnë në këtë treg të trotuarit që Bashkia duket ka plan ta zhdukë.
Duket Bashkia, apo më mirë të themi Qeveria po i jep një dorë të fortë supermarketeve, që po i ngre panevojshmërisht për qytetarët, vetë Qeveria e qeveritarët, duke i detyruar njerëzit të udhëtojnë drejt tyre, si fermerët dhe qytetarët, që fermerët të paguhen më pak ose aspak (pasi prodhimet mund të blihen me cilësi më të dobët nga importi), që qytetarët të paguajnë më shumë, dhe kryesorja, që pronarët e qeveritarët të fitojnë më shumë. Qeveria jonë po do të bëj atë që bota e zhvilluar në Europë së paku po do ta zhbëj.
Mbi 400 delegatë pjesëtarë të Forumit Europian për Sovranitetin e Ushqimit (Nyeleni Europe 2011) nga 34 shtete të Europës të mbledhur bashkë për 5 ditë (16-21 Gusht) në Krems të Austrisë dolën me Deklaratën Europiane për Sovranitetin e Ushqimit. Në këtë deklaratë delegatët u angazhuan për të rikthyer kontrollin e komunitetit mbi sistemin e ushqimit, për të rezistuar ndaj sistemit agro-industrial dhe për të shtrirë e konsoliduar një lëvizje të fortë Europiane për Sovranitetin e Ushqimit.
Delegatët u shprehën për të marrë sistemin e ushqimit në duart e tyre; duke punuar sipas një modeli të prodhimit e konsumit të qëndrueshëm mbështetur në bujqësinë e fermerëve dhe përpunuesve të vegjël jo industrial të ushqimit dhe të një shpërndarje alternative; duke decentralizuar sistemin e shpërndarjes së ushqimit dhe shkurtimin e zinxhirit midis prodhuesve dhe konsumatorëve; duke demokratizuar vendimmarrjen mbi përdorimin e të mirave të përbashkëta dhe trashëgimnisë (toka bujqësore, uji, ajri, njohuritë tradicionale, farërat dhe blegtoria); duke siguruar politika publike në të gjitha nivelet për të garantuar vitalitetin e hapësirave rurale, çmime të drejta për prodhuesit e ushqimit e siguri, ushqim pa OMGJ për të gjithë. Në kohën e sotme e karakterizuar nga një politikë e paqëndrueshme, nga kriza sociale e ekonomike Forumi për sovranitetin e Ushqimit riafirmoi vizionin e përbashkët se zbatimi i Sovranitetit të Ushqimit që thekson të drejtën e të gjithë njerëzve për të përcaktuar politikat e sistemet e veta të ushqimit e bujqësisë, pa dëmtuar njerëz të tjerë apo burimet e çmuara natyrore është një përgjigje Europiane për krizën. Ja pse slogani i Forumit ishte Ne kërkojmë Sovranitetin e Ushqimit në Europë; tani.
Kur delegati nga Shqipëria (në këtë rast artikullshkruesi) i tregonte delegatëve europianë se këtë që ju doni të bëni ne e kemi në Shqipëri, duke ju sjellë rezultatet e studimit sipas të cilit modeli fermer konsumator është funksional në Shqipëri reagimi ishte pak a shumë ju keni një pasuri të madhe, mos e lëshoni. Delegati shqiptar aty ishte post modern.
Le të kthehemi tek trotuari i Tiranës
Qysh herët në mëngjes fshatarët dhe shitësit ambulantë nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbukurojnë si për festë me më të bukurat ngjyra të natyrës mjediset e betonuara të Tiranës. Njerëzit që kalojnë prej tyre edhe kur janë vetë kalimtarë dhe jo blerës i thonë mirmëngjes natyrës, i thonë mirardhsh Pranverës, kur vërshojnë qershitë e para, i thonë mirërdhsh Verës kur çfaqet domatja zemër kau, rrushi i badhë e rrushi i zi, fiku i bardhë e fiku i zi, gjysma e kuqe flakë e shalqinit dhe e verdha e pjepri t qarës mbushin tezgat i improvizuara, përshëndeten me Vjeshtën kur shega, ftoi, hurmat apo rrushi tajgë sjellin ngjyrat e tyre dhe presin përsëri të përshëndesin Pranverën e ardhshme teksa i gëzohen mollëve të kuqe, të verdha, jeshile dhe portokalleve e mandarinave të dimrit. Qytetari ndjehet i lumturuar e sikur është aty kur dëgjon nga shitësi; janë domate të Shëngjergjit, shalqi i Baldushkut, pjeshkë të Ndroqit, është mollë Korçe, qershi Peshkopie, është prodhim i baçes sime, dhe është prap jo aq e pakëndshme kur përdoren emrat e njohur për ndonjë prodhim tjetër, por përsëri qytetari të paktën më së shumti dallon që është mall vendi, pra malli i preferuar. Qytetari ndjehet mirë kur negocion për çmimin dhe siguron një çmim më të mirë, një lloj argëtimi ky për ata që bëjnë pazar, e qytetari merr urimin i hëngsh me zemër të mirë por dhe shitësi mbetet i kënaqur se nuk i mbetet mall për të hedhur poshtë si kalbësirë. Qëllon që shitësi ja dërgon klientit që është i moshuar dhe në shtëpi porosinë e tij. Qëllon gjithashtu, sidomos në këto kohë të vështira, që klienti e merr mallin dhe pagu