E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foto e parë e Behramit në kampin e Fiorentinës

Kosovari Valon Behrami realizoi ëndrrën për tu kthyer sërish në Itali. Pas lajmeve për arritjen e marrëveshjes me Fiorentinën, klubi ka lëshuar edhe foton e parë në stërvitje të Behramit me fanellat e skuadrës. Ai do të prezantohet të enjten në një konferencë për shtyp në stadium, ku do të prezantohet edhe numri që do të bart tek kjo skuadër.
 

Behrami i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, deri më tani është angazhuar tek West Ham United të Premier Ligës. Tek kjo skuadër ka vuajtur një sërë lëndimesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›