Kupa e Liges Angleze Arsenal ne finale

Arsenali ka siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi ka mundur 3-0 Ipswich Town në ndeshjen e kthimit për gjysmefinalet e ketij kompeticioni. Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, skuadra e drejtuar nga Arsen Venger ka dominuar takimin në “Fly Emirates”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt trofeut që i mungon prej gjashtë vjetësh formacionit londinez.
Megjithë rastet për shënim, pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllje me rrjeta të paprekura. Arsenali do të gjente golin e avantazhit me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, pasi Miklas Bendter do të dërgonte topin në rrjetë me një goditje te saktë. Skuadra e Arsen Venger do të dyfishonte rezultatin pas vetem 3 minutash lojë me Kosciely.
Për të vulosur përfundimisht suksesin ndaj kampionëve të Divizionit të Dytë anglez do të mendonte kapiteni Cesc Fabregas, që me golin e tretë do të siguronte kualfikimin e Arsenalit për në finalen e Kupes se Ligës Angleze. Skuadra e Venger e ka fituar këtë trofe për herë të fundit përpara gjashtë vjetësh.
Nertan Prifti