E Martë, 3 Nëntor 2026

Fotogaleri-Dita e Verës sjell argëtim e gjallëri në kryeqytet

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Dita e Verës ka nxjerrë në sheshet kryesore të kryeqytetit  mijëra qytetarë, të cilët po argëtohen me muzikë, art, sport.

Duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Skënderbej” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ata u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës.

Fotografi i ATSH-së, Florian Abazaj fiksoi momentet kryesore të festimeve në Tiranë.

Në sheshin “Skënderbej” qytetarët kanë shijuar fluturimin me balona, si dhe kanë blerë verore dhe ballakume të përgatitura nga pastiçeritë.

Ndërsa në kodrat e Liqenit Artificial të cilat janë dekoruar me lule u mbajt panairi i Artizanëve dhe Panairi Ushqimor, ku qytetarët kanë blerë produkte në ndryshme shqiptare.

Për fëmijët janë organizuar lojëra të ndryshme tradicionale.

Të apasionuarit pas sporteve ujore kanë shijuar shëtitje me varkat Padell dhe Kanoet në liqenin Artificial.

Një atmosferë të bukur ka dhuruar edhe Banda e Qytetit me interpretimin e saj nga diga deri në afërsi të Amfiteatrit.

Atmosferë festive u krijua sot në të gjitha qytetet e vendit, ku qytetarët kanë festuar një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi.

Dita e Verës në Tiranë, foto: Florian Abazaj 1 nga 22

/k.s/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›