E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografi, Martin Parr ekspozitë në Galerinë e Arteve

Rreth 2 mijë e 8 qind persona kanë vizituar deri më tani ekspozitën fotografike të britanikut, Martin Parr në galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet. Fotot, e ndara me tre cikle, “Shqipëria 1990-të”, “Botë e vogël” dhe “Ndjesi të përbashkëta”, janë vizituar me një mesatare prej 70-të personash në ditë, ku kryesisht kanë qënë të huajt dhe studentë.
Në ciklin “Shqipëria 1990-të”, Parr sjell moment të jetës shqiptare, në një kohë ku sapo kishte rënë Muri i Berlinit dhe Shqipëria ishte akoma nën regjimin komunist dhe në një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale ku varfëria dhe mungesa e mallrave kishte përfshirë të gjithë vendit.
Në ciklin “Comon Sense”, ndjesi të njëjta, Parr ka sjellë një sërë imazhesh të fokusuara mbi detajet, të cilat sjellin botën moderne perëndimorë më të cilën jemi familjarizuar kaq shumë. E ndërsa në ciklin e tretë “Botë e vogël”, fotogarafi me studimin e tij të vazhdueshëm mbi turizmin global, tregon se si imazhi i një vendpushimi të famshëm është shpesh në kontradiktë me realitetin. Kjo është ekspozita e parë me të cilën që fotografi, Martin Parr paraqitet përpara publikut shqiptar, me fotot e ciklit “Shqipëria 1990-të”, që vijnë për herë të parë për publikun. Kjo ekspozitë është çelur më 15 qershor dhe do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për publikun deri në datë 7 gusht.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›