E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulon vetveten nje portugez qe lexohet shqip

Ditët e fundit portugezi, Hoze Saramango rikthehet në shqip me një roman të ri. “Tjetri si unë” një libër i cili nëpërmjet penës së Saramangos çmitizon në mënyrë të shkëlqyer mitin e njeriut.  

Një mësues 40-vjeçar historie, i divorcuar dhe i vetëm zbulon një një film kopjen e tij. Ai vihet në kërkim dhe e gjen, është një njeri të zakonshëm, i martuar dhe aktor kinemaje. Por pasi të dy burrat takohen, kuptojnë që nuk dy njerëz të njëjtë nuk mund të bashkëjetojnë me njëri tjetrin.

“Tjetri si unë” është një roman i cili nxjer në pah realitetin e kohës dhe krizën e shoqërisë. Nga novelisti norvegjez i krimeve Xho Nesbo, është botuar një titull që provokon shqoqërinë. Autori Xhafer Martini prezanton këtë javë një libër voluminoz titulluar “Dasma me 300 nuse”.

Një analizë letrare e Adriana Anxhakut titullohet “Arsyeja ndërmjet mitit, iliminizmit, refleksionit kritik”.Ndërsa nga një grup autorësh, zëra të shoqërisë civile këto ditë është botuar libri “Piramida e Tiranës” .
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›