Fotografja gjermane ekspozitë për Shqipërinë
TIRANE- “Shqipëria në 18 vjet”, mban titullin ekspozita e celur nga fotografja gjermane Juta Besenberg. Me mbështetjen e kompanisë celulare AMC kjo ekspozitë ka mbledhur artistë shqiptarë e të huaj, miq e të ftuar të artistes Besenberg e cila ka paraqitur në këtë ekspozitë, punimet e saj me të mira. Dy dekadat në marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë shërbyer artistes që me anë të fotove bardhë e zi e me ngjyra të inkuadrojë të gjithë përshtypjet e cdo aspekti dhe përjetimi në ambientet shqiptare. AMC përvecse mbështetjes në ekspozimin e punimeve është përfshirë njëherazi dhe në kurimin e ekspozitës së Juta Besenberg. Në kuadër të javëve të Tetorit gjerman në Shqipëri AMC ka kontribuar në një sër aktivitetesh që do të zhvillohen në Tiranë deri më datë 19 nëntor.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)