Arrestohen 7 kroatë të dyshuar për krime lufte
ZAGREB -Shtatë kroatë, të gjithë ish ose pjesëtarë aktual të ushtrisë kroate, u arrestuan dje nga policia, pasi dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve serbë në vitin 1995 në Bosnjë-Hercegovinë, njoftoi sot shtypi kroat, duke cituar prokurorinë e Zagrebit, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me identitetin e të arrestuarve deri në përfundim të hetimeve.
Sipas shtypit vendas, shtatë kroatët dyshohen se kanë vrarë me armë zjarri pesë të robër serbë të luftës gjatë operacioneve ushtarake të ushtrisë kroate në lindje të Bosnjë-Hercegovinës në verë të vitit 1995.
Në atë periudhë forcat kroate operonin në Bosnjë kundër ushtrisë serbo-boshnjake në bazë të një marrëveshje me qeverinë qendrore të Sarajevës, që në përgjithësi përbëhej nga eksponentë të komunitetit mysliman.
Një nga kushtet thelbësore për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian është pikërisht vullneti dhe angazhimi i drejtësisë kroate për të gjykuar zyrtarët dhe ushtarakët e saj që akuzohen për krime lufte.
(m.a/BalkanWeb)