Bashkia fare duhet te permbaje Xhamia
Duhet te kete nje hapesire te mjaftueshme per te pritur minimumi 2500 besimtare. Duhet te kete salla per ritualet fetare dhe aktivitete sociale si dhe nje sere elementesh te tjere te dobishem per jeten ne komunitet mysliman te Tiranes.
Kryetari i Bashkise se Tiranes dje gjate nje konsulte publike me perfaqesues te Komunitetit Mysliman dhe grupeve te interesit ka shpalosur detaje te tjera nga projekti i Xhamise se re te kryeqytetit. Nuk do te jete nje xhami qe do te zevendesoje xhamine e Ethem Beut por nje institucion qe do te permbushe nevojat e besimtareve.
Kreu i Bashkise ka prezantuar dje strukturen e Xhamise se re ne Tirane i cila sipas tij do te jete nje hapesire shpirterore per besimtaret nje vend per kultivimin dhe shperndarjen e dijes nje vend i perbashket jo vetem i kultit por dhe i ambicies se Tiranes per tu perfaqesuar si nje qytet me nje histori unikale bashkejetese dialogu dhe mirekuptimi mes besimeve te ndryshme.
Tiranes i duhet nje Xhami e re jo thjesht per Komunitetin Mysliman jo thjesht per te permbushur nevojat e besimtareve qe sot e gjithe diten perballohen nga nje rrjet modest xhamish dhe nga Xhamia simbolike e Ethem Beut por qe me rritjen e natyrshme te komunitetit jane te pamundura per te perballuar te gjithe nevojat nderkohe qe nga ana tjeter e kryeqytetit tone pertej shtrirjes se Komunitetit Mysliman i duhet nje Xhami e re per te plotesuar nje kend te munguar te trekendeshit qe e ben Tiranen nje vend unik te trekendeshit te bashkejeteses mes tre besimesh qe tradicionalisht kane perbere nje pike referimi dhe kane perkthyer ne pasqyren e religjioneve ate tradite qytetare te Tiranes si nje tradite solidariteti dhe respekti per tjetrin.
Nderkohe qe dy besime te tjera kane hapesiren e tyre te re ne kushtet e kesaj kohe te re besimit mysliman kjo hapesire e re sot e gjithe diten i mungon - u shpreh Rama gjate prezantimit.
Bashkia e kryeqytetit se shpejti do te nise konkursin nderkombetar per te zgjedhur idene me te mire per Xhamine e re dhe per kete gjate konsultes se djeshme kreu i bashkise ka paraqitur dhe strukturen qe duhet te kete xhamia duke i ftuar arkitektet te pergatisin projektet e tyre.
Elementet e Xhamise se re
Ne projekte qe do te paraqesin arkitektet duhet te perfshijne nje sere elementesh qe kane te bejne me ritualet fetare po edhe me ambientet e tjera ne funksion te komunitetit dhe administrates.
Keshtu projekti duhet te perfshije Hollin Qendror te Faljes ku hapesirat e faljes per burrat dhe grate duhet te jene te ndare por perseri fizikisht ose vizualisht te lidhura. Mahfil-in vendi i faljes se grave Narthex-in vendin e te ardhurve te fundit Nikah vendin e ceremonive martesore Mihrab-in nje vend te vecante per shkallaren qe perdoret gjate ceremonise se faljes Mimber-in mobilie ne formen e shkallares per drejtuesin e faljes Kursin mobilie per drejtuesin e faljes ne dite te zakonshme mjediset e sherbimit per Abdes Fountain apo cezme si dhe Minaren.
Nder elementet suplementare qe duhet te permbaje projekti jane raftet te cilet duhet te jene te mjaftueshem per libra dhe per kepuce prane Hollit te Faljes. Po keshtu jane te nevojshme edhe vendet e depozitimit per sende personale. Sa i perket administrates Xhamia duhet te permbaje Dhomen e Imamit dhomen e hoxhes dhoma per mirembajtje dhe te tjera te ngjashme.
Po keshtu nuk duhet te mungoje biblioteke dhe salle studimi Salle shume funksionale salle Mbledhjesh klasa per seminare mjedise sherbimi si dhe parkim nentokesor. Ajo qe na takon si institucion qe organizon konkursin eshte tu veme ne dispozicion arkitekteve qe do te perfshihen nje program ku permbushen te gjithe nevojat qe ka komuniteti brenda hapesires qe kemi ne dispozicion - perfundoi kryebashkiaku.