Shtresat ne nevoje bashkia do te jape dhurata per festat
Bashkia Fier, në prag të festave të fundvitit, ka nisur fushatën e ndihmës së shtresave në nevojë. Si një iniciativë personale e kryetarit të bashkisë, Baftjar Zeqaj, mbështetur dhe nga administrata e kësaj bashkie, me rastin e festave të fundvitit është aplikuar shpërndarja e shumë dhuratave dhe stimujve moralë për kategorinë e shtresave në nevojë. Ndalesa e parë e Bashkisë Fier ka qenë te fëmijët jetimë, ku janë shpërndarë mbi 100 dhurata me një vlerë mesatare 2 500 lekë secila. Më pas dhurata e këtij institucioni është shpërndarë tek 110 fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik të qytetit, të cilët përfituan dhurata të po kësaj vlere. Invalidët, pacientët e spitalit rajonal Fier, kanë qenë ndalesa e radhës. Takimi u organizua bashkë me një banket, ku të ftuar kanë qenë të gjithë personat me aftësi të kufizuara e të afërm të tyre.