E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fotoja nga qyteti më i bombarduar nga rusët, Mariupol (Ukrainë), që po bën xhiron e botës

Një foto nga Ukraina, saktësisht nga qyteti më I bombarduar nga rusët, Mariupol, po bën xhiron e botës në mediat sociale dhe në ato të lajmeve. Viktoria Mukhina dhe vajza e saj e vogël Miroslava, kanë mbjellë tulipanë të bardhë në sfondin e djegur të një ndërtese të shkatërruar nga bombardimet ruse në Mariupol.

Ky është një imazh prekës në një kohë kur e gjithë Ukraina është mes luftës dhe shkatërrimeve masive. Por njëkohësisht edhe shumë frymëzues dhe një tregues që pavarësisht vdekjes dhe dhimbjes, gjithmonë do të lind jeta edhe në kushtet më të jashtëzakonshme dhe të vështira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›