E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Draghi: Italia mbështet sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Kryeministri italian, Mario Draghi, deklaroi se Italia është në një linjë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Sipas tij, Italia dhe Bashkimi Evropian mbështesin popullin ukrainas, duke luftuar për paqen dhe lirinë.

“Komisioni Evropian sapo ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Moskës. Italia është plotësisht në linjë me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian dhe mbështet fuqimisht masat kufizuese paraqitur nga presidentja Von der Leyen”, tha Draghi.

Draghi ka dënuar krimet e luftës në Ukrainë, teksa ka theksuar se presidenti rus Vladimir Putin, “do të mbajë përgjegjësi për këto krime”.

“Krimet e luftës duhet të ndëshkohen. Presidenti Putin, autoritetet dhe ushtria ruse, do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Presidentit Putin i them edhe një herë t’i japë fund armiqësive, të ndalojë masakrat e civilëve, të marrë pjesë seriozisht në negociatat për arritjen e paqes. Për Rusinë, lufta nuk ka kuptim. Do të thotë vetëm turp, izolimi, varfëri”, tha Draghi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›