Fotot/ Uragani Ian shkakton 10 viktima në Florida, Biden: Stuhia më vdekjeprurëse

Të paktën 10 persona kanë vdekur në Florida si pasojë e uraganit Ian. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet, kjo pasi stuhia do të forcohet.
Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se stuhia e kategorisë së parë mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës, me një humbje të konsiderueshme jetësh.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, Ian është duke lëvizur në brendësi të vendit dhe “duke vënë në shënjestër” Karolinën e Veriut dhe të Jugut. Një ndërprerje e energjisë elektrike ka prekur rreth 2.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida.
Ujërat e përmbytjeve kanë qenë aq të mëdha sa kanë bllokuar disa njerëz në shtëpitë e tyre. Garda Kombëtare po shkon derë më derë në qytetin e Orlandos për të shpëtuar personat e bllokuar. 10 vdekjet që janë konfirmuar ishin të gjitha në qarkun jugperëndimor Charlotte.
/rtsh.al/