Fotot e shtypit boteror serish ne Tirane
Prej dites se sotme, ne mjediset e Galerise Kombetare te Arteve do te jete e celur deri ne fund te muajit shkurt, ekspozita e fotove me te mira qe kane zene vend ne faqet e shtypit boteror per 1 vit te tere. Vitin e shkuar, ajo qe nje nga ekspozitat qe ndolli me shume vizitore ne galeri, e sivjet ajo arrin edicioni e dyte ne Shqiperi, me mbeshtetjen e Ambasades se Mbreterise se Vendeve te Uleta ne bashkepunim me Galerine Kombetare te Arteve si dhe me mbeshtetjen e AMC, Raiffeisen Bank etj. Pasditen e djeshme ajo u cel zyrtarisht, dhe prej paradites se sotme do te jete e hapur per te gjithe kureshtaret, qe parashikohet te jene te shumte si edhe vitin e shkuar. Jane ngjarjet qe kane bere me shume buje ne te gjithe boten ato qe do te percillen nepermjet fotografive per plot 22 dite ne sallen e Galerise se Arteve. Jane World Press Photo, ato qe duket se do te kene edhe vemendjen me te madhe te kryeqytetasve dhe jo vetem te tyre.