Misioni i BE-se gati per nisje
BRUKSEL - Vendet e Bashkimit Evropian miratuan dje modalitetet e misionit te ngarkuar me pilotimin e pavaresise se Kosoves, dislokimi i te cilit mund te filloje qe javen e ardhshme, njoftuan burime diplomatike. Ambasadoret e 27 vende vendeve anetare, te mbledhur ne Bruksel, miratuan modalitetet juridike dhe financiare te ketij misioni, qe parashikon nisjen ne Kosove te afro 2 000 evropianeve, kryesisht police dhe juriste. Ne menyre qe te filloje dislokimi, duhen derguar telekset "ndoshta ne fillim te javes se ardhshme", ne kryeqytetet e 27 vendeve te BE-se, ne menyre qe te konfirmojne miratimin e tyre, qe ne parim eshte thjesht nje formalitet, shpjegoi njeri prej diplomateve.
Vendimi perfundimtar per nisjen e misionit kerkon unanimitetin e 27 vendeve, dhe kjo mund te ndodhe menjehere ose pak me vone, sipas evoluimit te situates ne Kosove apo ne Serbi, ku neser votohet per zgjedhje presidenciale shume te ngushta, saktesoi ai. Nese fiton kandidati ultranacionalist, Tomislav Nikolic perballe proevropianit Boris Tadic, drejtuesit shqiptare mund te shpallin ne ditet e mevonshme pavaresine e tyre, ndersa evropianet do te pershpejtonin gjithashtu dergimin e misionit te tyre. Shumica derrmuese e vendeve te Bashkimit Evropian dhe SHBA-ja jane gati ta njohin menjehere shpalljen e pavaresise, edhe pse Serbia dhe Rusia jane kunder.