Isa Shuaipi, i pasionuari pas historise se monumenteve
Te rikrijosh maketet e monumenteve historike dhe arkeologjike te Durresit me materiale te perngjashme me ato te cilat jane ndertuar shekuj me pare, eshte nje pune sa e veshtire aq dhe e bukur. Isa Shuaipi, 49 vjec, i cili prej me shume se 10 vitesh merret me perpunimin e mermerit, ka krijuar per kete qellim punishten e tij, shume prane qendres se qytetit antik te Durresit. Fillimisht ka rikrijuar toren veneciane, monumentin dhjeteshekullor qe ndodhet ne fillim te shetitores bregdetare, me pas amfiteatrin antik, muret bizantine, forumin rrethor apo xhamine e qytetit.