E Martë, 3 Nëntor 2026

Fotot ekskluzive/ Zjarr në një pallat përballë ‘Sami Frashërit’, rrezikohen banesat

Një zjarr i rënë në një apartament në Rrugën ‘Çerçiz Topulli’ në Tiranë, përballë gjimnazit ‘Sami Frashëri’, ka rrezikuar jo vetëm apartamentet ngjitur, por edhe pallatin.

Janë të paqarta shkaqet se përse nisi zjarri, por banorët kanë dalë të alarmuar nga pallati. Nga pamjet ekskluzive që ka rtsh.al, shihet flaka që del nga ballkoni, si dhe shtëllunga të mëdha tymi.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat mësohet se kanë arritur fillimisht të venë në kotroll zjarrin dhe më pas ta shuajnë atë.

Banorët e pallatit janë ende jashtë dhe dhe po presin që policia dhe zjarrfikësit tu japin leje për të hyrë në banesat e tyre, si dhe për të evidentuar dëmet e mundshme të shkaktuara nga flakët. Ndërkohë, një grup hetimor ka nisur nga hetimet për të nxjerrë shkaqet e rënies së zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›