Fotot me shoferin e Arben Frrokut, Flamuri padit Saimir Tahirin
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka vendosur që të padisë deputetin socialist Saimir Tahiri, pas publikimit të disa fotove nga ana e këtij të fundit, ku Noka ishte nën shoqërinë e shoferit të Arben Frrokut, të akuzuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, ka thënë se Tahiri shpif, duke qenë se asnjë prej të pranishmëve në takim nuk ka pasur lidhje me Frrokun.
Asnjë nga personat e pranishëm në fotot e publikuara nuk ka kurrëfarë lidhje me Arben Frokun. Asnjë shpifës nuk do të mund të pengojë zbardhjen e krimit ku humbi jetën komisari Dritan Lamaj. Shpifja është rezultat i panikut që ka përfshirë zotin Rama dhe humbësit e tij përpara zgjedhjeve. Ministri Noka do të paraqesë në gjykatë padi ndaj shpifësit të pandreqshëm Saimir Tahiri, deklaroi Olli./b.l