Ilir Meta: Duhet vendosur besim dhe konsensus për KQZ-në
Në një konferencë për mediat së bashku me lidershipin e partisë Aleanca Popullore, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se ndonëse është një forcë e re, ka investuar qartë në koalicionin e ri për Shqipërinë Evropiane.
Me një vision tepër konstruktiv. Është një forcë që si prioritet kryesor të saj ka afirmimin e çështjes çame dhe zgjidhjen e saj. Kjo në kuadër të integrimit evropian. Është një forcë që jam i bindur se do të jetë një nga suprizat e këndshme të 23 Qershorit. Do të japë një kontribut të rëndësishëm për realizimin e atij rotacioni të domosdoshëm dhe aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Dihet se Aleanca për Shqipërinë Evropiane përfaqëson koalicionin më të gjerë të realizuar ndonjëherë në vendin tonë në këto dekada pluralizmi politik, pohoi Meta.
Për sa i përket krizës së KQZ-së , Meta tha: Konsensusin dihet se kush e prishi në mënyrë të vrazhdë dhe arrogante. Nuk është kjo rruga e rritjes së besimit tek zgjedhjet e ndershme, u shpreh Meta.