E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: S`kemi propozuar anëtar për KQZ-në

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka propozuar asnjë anëtar të saj për në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve.

I pyetur nga Ora News nëse është pjesë e marrëveshjes me PS-në propozimi i një anëtari nga LSI-ja në KQZ, Ilir Meta theksoi se nëse kjo do të ishte e vërtetë do dëmtonte pavarësinë e këtij institucioni.

Gjithashtu Meta deklaroi se duhet rivendosur besimi dhe konsensusi mes dy forcave politike për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Aktualisht kemi një situatë të papranueshme dhe për këtë është përgjegjësia e mazhorancës e cila dhunoi kushtetutën, kodin dhe pavarësinë e institucionit. Për ne nuk është e rëndësishme zgjedhja e njëashme. Për ne dhe për të gjithë si dhe për ndërkombëtarët me rëndësi është vendosja e besimit dhe e konsensusit. Duhet rivendosur besimi dhe konsensusi mes dy forcave politike që kanë bërë Kodin Zgjedhor, me qëllim zgjidhjen e situatës. Nëse ka vullnet kjo mund të ndodhë. Dihet kush e prishi konsensusin në mënyrë të njëanshme dhe brutale tha Meta.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me deklaratat se kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka qenë kundër anëtarët të zgjedhur të LSI në KZAZ, Meta I cilësoi ato si tantativa për të mbjellë diversion brenda opozitës.

Opozita e bashkuar është në të njëjtën linjë, asnjë përpjekje për të mbjellë diversion në radhët e opozitës nuk shkon. Për KQZ ne jemi në sinkron të plotë edhe me zotin Dule ka shtuar Meta.

Deklarata e kreut të LSI-së Ilir Meta u bë pas takimit që pati me kreun Aleancës Popullore, Artur Dojaka. Meta theksoi se kjo forcë politike do të jetë një surprizë e këndshme për 23 qershorin dhe do të japë kontributin e saj për rrotacionin politik që është i domosdoshëm për vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›