E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet incidenti mes Ramës dhe Cekës në Vjenë

egin-ceka-dhe-edi-rama1-235x169Incidenti mes liderit të opozitës, Edi Rama dhe djalit të Neritan Cekës në Vjenë ka bërë shumë zhurmë në mediat shqiptare, por në fakt incidenti ka qenë më shumë me fjali se sa me veprime të dhunshme. Gjithçka ka nisur kur Rama gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë në Akademinë Politike të Vjenës akuzoi diplomacinë shqiptare që ishte e politizuar. Më tej ai ka argumentuar se pse nuk i beson nismës së kryeministrit Berisha për votën e emigrantëve, duke theksuar se Berisha synon ti vjedhë ato vota. Në këto momente Egin Ceka, i revoltuar për akuzat ndaj diplomacisë, e ka pyetur disa herë Ramën që pse nuk e lejon votimin e emigrantëve. Në këtë moment Rama ka deklaruar: Je një tjetër Sali që flet broçkulla. Ndërkohë që pas mbarimit të bashkëbisedimit, djali i Cekës i është afruar këtij Ramës, duke i kërkuar shpjegime për atë përgjigje. Rama nga ana e tij i ka hedhur dorën ne qafë duke e dëgjuar, por tonet mes tyre kanë vijuar me zë të lartë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Madje Egin Ceka e ka quajtur dhe plehrë Ramën, Në këto momente shoqëruesit e Ramës kanë ndërhyrë duke larguar diplomatin duke evituar kështu acarimin e më tejshëm të situatës.
Reagimi i Ministrisë
Por për këtë incident ka reaguar edhe ministria e Jashtme. Zëvendësministrja e Jashtme Edit Harxhi tha se gjatë vizitës në Vjenë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ushtuar dhunë verbale dhe fizike ndaj diplomatit Egin Ceka. Sipas saj, ky i fundit ka kukuar shpjegime nga kreu i PS-së për votën e emigrantëve. Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale, më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve Ramës dhe diplomatit Ceka. Ky konflikt është shpërndarë nga të pranishmit në sallë dhe diplomatët e huaj që ishin prezent. Dhuna verbale ka vazhduar edhe më tej duke i kërkuar z, Ceka që të dalë jashtë, madje duke përdorur edhe fjalë që nuk janë të denja për asnjë qytetar shqiptar, aq më tepër për një kryetar partie karshi diplomatëve shqiptarë, tha Harxhia. Sipas zëvendësministres, Ministria e Jashtme dënon ngjarjen e cila sipas saj cenon dinjitetin e diplomatëve shqiptar. Ministria e Punëve të Jashtme dënon shumë rëndë këtë akt, që është një akt i paprecedentë. Gjatë këtyre tetë viteve të fundit, nuk ka ndodhur asnjëherë një akt i tillë. Gjithsesi ky akt dënohet, sepse është një cënim jo vetëm i dinjitetit të diplomatëve shqiptarë, si shërbim i denjë i shtetit tonë, i cili mundohet të ngrejë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë, por dënon dhe dekër cënimin e imazhit të Shqipërisë që i bëhet sot për sot në botë, u shpreh zëvendësministrja e ministrisë së Jashtme, Edit Harxhi.

PS: Keqardhje për nivelin banal të Ministrisë së Jashtme

Partia Socialiste reagoi pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme e cila konfirmoi incidentin mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka. Në reagimin e saj, PS e quan si banal reagimin e bërë nga ministria e Jashtme për këtë çështje. Partia Socialiste shpreh keqardhje për nivelin banal ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik shqiptar, thuhet në reagimin e PS-së. Në vijim të deklaratës, Partia Socialiste bën një sqarim të ngjarje duke thënë se provokatori ka qenë diplomati Ceka dhe kryesocialisti Rama është përpjekur vetëm për ta qetësuar.  Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas takimit djali i Neritan Cekës,që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike. Ndërkohë sot (dje), Ministria e Jashtme vazhdoi avazin e saj të propagandës antiopozitare duke i dalë në mbrojtje një “diplomati” që s’është asgjë tjetër veçse një prej shumë shëmbëlltyrave të degradimit të trupit tonë diplomatik në një lukuni kalamajsh, kunetërish, mbesash, kushërinjsh, dhëndurësh e krushqish të sojit e të sorollopit të oborrit të një pushteti të dalë duarsh, që po jeton ditët e veta të fundit, thuhet në njoftimin e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›