Tiranë, grabitet me armë kazinoja, policia në kërkim të autorit
TIRANE – Grabitet për herë të dytë brenda pak muajsh një kazino në rrugën “Irfan Tomini”, në kryeqytet.
Siç bën të ditur gazetari Spartak Koka, një person është futur në ambientet e kazinosë mesditën e sotme dhe nën kërcënimin e armës ka detyruar punonjësit t’i jepnin paratë e xhiros. Pasi ka marrë paratë, i riu është larguar në drejtim të kodrave të Selitës, ku policia ka përqëndruar kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e tij.
Mësohet se grabitësi ka vepruar i vetëm dhe ka arritur të marrë në kazino rreth 1 milion lekë të vjetra. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kazinoja në rrugën Irfan Tomini është grabitur edhe në muajin nëntor të 2012-ës, ku dy të rinj të armatosur morën një sasi të konsiderueshme parash.
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Tiranë, grabitet një kazino në rrugën “Irfan Tomini”