Kosova dhe Serbia vazhdojnë diskutimet për zbatimin e marrëveshjes
PRISHTINË- Kosova dhe Serbia vazhdojnë sot në Bruksel diskutimet e ekipeve për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, të parafuar në raundin e dhjetë të procesit të dialogut të kryesuar nga BE e mbështur nga SHBA.
Delegacioni i Kosovës, i drejtuar nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi, ka shkuar në Bruksel me planin e implementimit të marrëveshjes dhe sipas njoftimeve, dje për afro 10 janë zhvilluar diskutime për parimet dhe detajet.
"Presim që të kemi planin implementues të dakorduar deri në 26 prill, siç është e përfshirë në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi", ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë para nisjes së delegacionit drejt Brukselit.
Raportohet se në axhendë të diskutimeve është përcaktimi i afateve të përmbushjes së 15 pikave për të cilat është rënë dakord në marrëveshje dhe dhënia e prioriteteve të punës në terren.
Në Kosovë qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar marrëveshjen, po ashtu në Serbi qeveria e ka miratuar, ndërsa Kuvendi i Serbisë sot para mesditës ka nisur seancën e veçantë të shqyrtimit të raportit të qeverisë për bisedimet, përfshirë marrëveshjen.
(m.a/ata/BalkanWeb)