Fouere: Maqedonia, të punojë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Nuk ekziston nevoja për një marrëveshje të re kuadër për bashkëpunimin, deklaroi sot Ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Foure, duke nënvizuar se marrëveshja aktuale mbetet vendimtare për stabilitetin, përparimin dhe procesin e integrimit evropian të Maqedonisë. Vazhdimisht është theksuar se rruga e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian kalon përmes Marrëveshjes së Ohrit. "Më duhet të nënvizoj sërish se integrimi evropian mund të realizohet vetëm përmes zbatimit të efektshëm të Marrëveshjes së Ohrit", deklaroi Foure për gazetarët gjatë një vizite në Ohër.
Disa dobësi janë konstatuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, deklaroi Fouere, duke shprehur besimin se përqendrimi në zbatimin e dokumentit ekzistues është në favor të të gjithë komuniteteve etnike në Maqedoni.
Lideri i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi ka theksuar vazhdimisht mangësitë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në disa fusha, si arsimi, deklaroi Fouere. Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua nga qeveria e Maqedonisë dhe përfaqësuesve etnikë shqiptarë më 13 gusht të vitit 2001, për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend.