Kulicaj: Shpejt do kete nje emer per vrasesin e Xhindit
Zevendesdrejtori Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, tha se vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi, eshte pjese e analizave te Policise se Shtetit. Ai tha se kjo vrasje eshte ngjarja me e rende e ketij viti. Strukturat tona te policise ne bashkepunim me prokurorine, shume shpejt do te kene edhe emrin e vrasesit te deputetit Xhindi, tha Kulicaj. Deputeti socialist Fatmir Xhindi, u qellua per vdekje ne prill te ketij viti, perpara shtepise se tij ne Roskovec. Prokuroria e cila ka marre ne dore ceshtjen, nuk ka ende nje piste hetimi per vrasjen apo emer te autorit. Gjetja e vrasesve te deputetit Xhindi, eshte edhe nje nga kerkesat e perseritura te opozites ne daljet e saj publike.