E Diel, 1 Nëntor 2026

Fqinjet rrezikojne Shqiperine


Fondi Monetar ndërkombëtar pasi ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e shtuara në ekonominë shpjegon edhe arsyet.

Për herë të parë në një dokument zyrtar të detajuar ku skanohet ekonomia shqiptare, FMN thote se kriza e eurozonës mund të ketë pasoja të rrezikshme për vendin.

“Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar”, thotë raporti.

Borxhi i pashlyer në banka nga 3 për qind e totalit përpara krizës është 6 fishuar duke arritur në gati 18 për qind. Fondi thotë se shkaku kryesor i përkeqësimit të kredisë është dobësia e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend që pengojnë ekzekutimin e garancive. Zgjidhja e kësaj cështe duhet të jetë sipas FMN-së një nga prioritetet kyc afatshkurtër të Shqipërisë.

Qeveria e “prangosur” nga borxhi

Në raportin  saj te fundit FMN ndalet gjate dhe tek treguesit financiar te qeverise. FMN thotë se qeveria të vërë nën kontroll financat publike, por jo me shkurtime spontane shpenzimesh sic ka bërë deri tani, por me një programim me real të buxhetit.

Sipas FMN-së këto shkurtime spontane kanë rritur rrezikun që qeveria të mos shlyejë detyrimet e saj financiare për bizneset që kryejnë punët publike. Borxhi i keq i qeverisë arriti në 0.7 për qind e Prodhimit Kombëtar. FMN thotë se këto detyrime janë bërë një faktor rreziku për krijimin e një zinxhiri borxhesh të pashlyera në ekonomi. Nga ana tjetër, për shkak të mosrimbursimit, qeverisë i janë akumuluar detyrime të mëdha të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që duhet kthyer. Nëse administrata nuk rimburson TVSH-në FMN thotë se imaxhi i Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj do të cënohet.

Ndërsa nëse qeveria do i shlyejë këto detyrime, buxheti do të goditet jo pak. Në fund FMn vëren se qeveria është kontradiktore në vizionin e saj mbi modelin e ekonomisë, teksa nga njëra anë mbron idenë e qeverisë së vogël me taksa të ulëta, por ndërkohë vitet e kaluar ka rritur fort faturën e pagave dhe pensioneve ndërkohë që mbledhja e taksave është përkeqësuar. Në këto kushte Fondi i sugjeron qeverisë që rritja e pagave dhe pensioneve të jete sa për të kompesuara rritjen e cmimeve, së dyti të përmirësoj mbledhjen e të ardhurave dhe të rishikoj nivelin e taksës së sheshtë që sipas aja duhet të rritet.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Konfindustria publikon raportin 9-mujor
Industria në vend nuk ecën sipas kapacitetit të duhur, duke dëshmuar edhe një herë situatën e vështirë ku ndodhet biznesi në tërësi. Pavarësisht raporteve të BSH-së apo INSTAT-it, për ‘parajsë ekonomike’, vetë bizneset raportojnë për gjendje kritike të financave të tyre, shkaktuar nga mungesa e shitjeve. Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
Duket se Ministria e Financave nuk është më në gjendje të planifikojë si duhet realizimin e të ardhurave dhe investimet në tërësi. Ekspertët e kësaj ministrie hartuan në korrik planin e shkurtimit të 18 miliardë lekëve, si masë paraprake për të stabilizuar financat dhe deficitin, por edhe si reagim ndaj mungesës së të ardhurave. Parandalimi i borxhit
Ideja për të kufizuar qeverinë në marrjen e borxhit gjen mbështetje edhe tek ekspertët më të mirë brenda maxhorancës. OST shpjegon përse u anullua ankandi
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) deklaroi dje se, një ankand i zhvilluar prej saj në korrik “u anulua për arsye procedurale” dhe jo “pa shkak”, siç është raportuar disa ditë më parë nga gazeta “Shqip”. Borxhi, interesat e bonove të thesarit ulen
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për lekun shqiptar solli efektet e para këtë javë, kur interesat e bonove të thesarit të qeverisë u reduktuan, informoi e përditshmja “Shqip”, të shtunën.

Lajmet kryesore

Gjendet një varkë e anijes turke "Reina 1"
Kërkime në zonë nga fregata turke
Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti
Policia: Nuk ka shtim të barrikadave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›