Tragjedia Uncini Nuk mund te evitohet fataliteti

Marco Simoncelli I deleguari i sigurisë së Moto GP, Franco Uncini, deklaroi pas vdekjes së Marco Simoncelli në cirkuitin e Sepangut në Malajzi, se është bërë shumë në rritjen e sigurisë së garave, por që fatkeqësisht “fataliteti nuk mund të evitohet”.
“Nuk mund të bëhet asgjë kundër fatalitetit. Jemi të pambrojtur ndaj tij dhe duhet të pranojmë fatkeqësinë”, u shpreh Uncini në një emision radiofonik italian.
Uncini, i cili në epokën e tij si pilot ka pësuar një aksident të ngjashëm me atë të Simoncelli duke mundur të mbijetojë, tha se pista e Malajzisë “i respekton të gjitha normat e sigurisë. Ishte një aksident si gjithë të tjerët, por fati i keq është se motorrët ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo ishte drama.”
I deleguari i sigurisë së Moto GP foli edhe për garën e ardhshme të botërorit, atë të Valencias: “Gara e ardhshme do të jetë një garë zie. Nuk mund të harrojmë një njeri si Simoncelli. Nuk mund të imagjinoj se si mund të jetë gara. Do të jetë një vuajtje e madhe ajo fundjavë në Spanjë.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Gjendet një varkë e anijes turke "Reina 1"
Kërkime në zonë nga fregata turke
Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti
Policia: Nuk ka shtim të barrikadave