E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motociklizmi qan Simoncelli-n



Valentino Rossi pas aksidentit Shokët, kunëdrshtarët, shefat e ekipeve, pilotë të kategorive të tjera… e gjithë familja e motoçiklizmit shprehu trishtimin e madh për humbjen e pilotit italian Marco Simoncelli.

Valentino Rossi (pilot i Ducati) - Simoncelli për mua ishte si një vëlla i vogël. Ishte i ashpër në pistë dhe i ëmbël në jetën e përditshme. Ende nuk e besoj. Do e ndjej shumë mungesën e tij.

Dani Pedrosa (pilot i Hondës) - Kur ndodh diçka e tillë, çdo gjë tjetër është e parëndësishme. Ky sport është shumë i vështirë dhe shpeshherë harrojmë se sa i rrezikshëm është. Simoncelli ishte një pilot plot pasion dhe guxim.

Jorge Lorenzo (pilot i Yamaha) - Nuk kam fjalë. Simoncelli do të na mungojë shumë.

Carmelo Ezpeleta (promotori i kampionatit botëror të Moto GP) - Nuk mund të bëhej më shumë nga mjekët dhe doja që t’ia jepja personalisht këtë lajm të gjithë pilotëve që janë shumë të trishtuar. Më ka habitur fortësia e babait të Simoncelli, i cili e mbajti veten mirë. Është një burrë i mrekullueshëm.

Andrea Dovizioso (pilot i Hondës) - Ne pilotët japim gjithçka në pistë dhe harrojmë që në çdo kthesë mund të ndodhë tragjedia.

Nicky Hayden (pilot i Ducati) - Dhimbja është e madhe. Në pistë jemi të gjithë vëllezër dhe pjesë e një familjeje të madhe.

Foto

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Gjendet një varkë e anijes turke "Reina 1"
Kërkime në zonë nga fregata turke
Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti
Policia: Nuk ka shtim të barrikadave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›