E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet nje varke e anijes turke Reina 1


Një traget i linjës Trieste-Durrës ka pikasur në det të hapur një varkë me logon e anijes turke "Reina 1".

Varka e shpëtimit u zbulua nga trageti "Filipos", ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe fregata turke që ka rinisur kërkimet për marinarët e zhdukur.Po ashtu në zonë kanë shkuar edhe mjete lundruese të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Nuk ka informacion nëse ka apo jo trupa të marinarëve në varkën e "Reina 1".

Ndërkohë gjatë ditëve të kaluara janë kryer kërkime të vazhdueshme në det për tetë të zhdukurit e aksidentit detar pas përplasjes se anijes "Reina 1" me tragetin e pasagjerëve "Ankara".

Te vetmit të mbijetuar nga tragjedia janë kapiteni i anijes Ahmet Sojturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal.

Mbytet anija turke, 8 të humbur

Anija tregtare “Reina 1”, me flamur maltez dhe me pronësi turke u përplas nga trageti i linjës Durrës-Bari në orën 00:50 minuta te mengjesit te se enjtes. Anija e cila raportohet se po transportonte drithë drejt portit Bar të Malit të Zi, sipas dëshmive paraprake ka manovruar për të shmangur aksidentin, por më pas është goditur në pjesën fundore të saj nga trageti Ankaraja në bordin e të cilës ndodheshin 169 pasagjerë.

Trageti nuk ka pësuar asnjë dëmtim thonë dëshmitarët, ndërkohë që anija tregtare është fundosur brenda 2 minutave. Tronditja e fortë në tragetin me 169 persona në bord dhe pamja e anijes që mbytej ka tmerruar pasagjerët që kanë kërkuar ndihmë.

Emrat e marinarëve që shpallen të humbur, nuk bëhen të ditur pasi anija “Reina 1” i kishte të regjistruar marinaret vetëm në vendin e nisjes dhe në destinacion, ndërkohë që nga një dokument që Top Channel disponon anija “Reina 1” ka qenë në Portin e Durrësit për të shkarkuar drithë në muajin qershor.

Aktualisht ekspertët flasin për një gabim njerëzor, ndërkohë që do të jetë kutia e zezë e anijes që do të zbardhë komunikimin e mundshëm mes drejtuesve të dy mjeteve që u përplasen rreth 20 milje larg brigjeve të Durrësit. Në anije konfirmohet se ndodheshin 10 shtetas turq, më i riu një ndihmës/marinar i vitlindjes 1989.

Prokuroria e Durrësit ka nisur menjëherë verifikimet paraprake proceduriale duke dërguar dy prokurore në spitalin ku mbahen dy të mbijetuarit. Por pyetja e tyre nuk është bërë e mundur pasi njëri prej tyre është në gjendje shoku, ndërsa kapiteni ka probleme shëndetësore në mushkëri.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar
Një vrasje misterioze ka tronditur qytetin e Pratos, pranë Firences, në Itali. Shtetasi shqiptar Alban Deliu, 27 vjec është gjetur i pajetë në një lulishte dhe ekspertiza vërtetoi se vdekja i ka ardhur nga një plumb pas qafe, që nga hetuesit interpretohet si një ekzekutim i vërtetë.
Elbasan, po hapte pus, mbytet 40 vjecari
Një 40-vjecar ka humbur jetën aksidentalisht në rrethin e Elbasanit ditën e dielë pasi u mbyt teksa po hapte një pus uji.
Anija e mbytur, ndërpriten kërkimet
Fregata turke "TCG Barbaros" ndërpreu kërkimet në det për tetë të zhdukurit në aksidentin ujor, pas një operacioni dyditor që rezultoi pa sukses. Dy të vdekur në dy aksidente rrugore
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar mbrëmjen e së shtunës tek kryqëzimi i doganës në Tiranë. Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Kompania ACR në Bulqizë ka mbajtur një mbledhje ku ka analizuar aksidentin e ndodhur me shpërthimin që vrau një minator dhe plagosi 8 të tjerë.

Lajmet kryesore

Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Opinioni për Shqipërinë në mbledhjen e 16 dhjetorit
Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti
Policia: Nuk ka shtim të barrikadave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›