Izraeli nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake në Iran
Këtë deklaratë e bëri sot një zyrtar i lartë izraelit, pas asaj të presidentit rus, se Izraeli e kishte siguruar atë se nuk do të sulmonte Iranin.
Zëvendësministri i Jashtëm izraelit, Dani Ajalon, u pyet nga “Reuters” nëse komenti i presidentit izraelit, Shimon Peres, siç u citua të dielën nga presidenti rus Dimitri Medvedev, ishte një garanci se Izraeli nuk do ta sulmonte Iranin.
Ajalon u përgjigj: "Sigurisht që nuk është një garanci. Unë nuk mendoj, me gjithë respektin që kam, se presidenti rus është i autorizuar të flasë për Izraelin dhe të jetë e qartë se nuk e kemi hequr mundësinë e një sulmi".
Të martën e kaluar, në një deklaratë të Kremlinit citohej intervista e Medvedev për CNN ku thuhej se një sulm ndaj Iranit do të shkaktonte një tragjedi njerëzore dhe një kundërpërgjigje ndaj Izraelit çka do të prekte edhe vende të tjera.
Sipas Medvedevit, gjatë një takimi në Detin e Zi, Peres i kishte thënë se nuk do ta sulmonte Iranin.
"Presidenti izraelit, Peres tha diçka shumë të rëndësishme për të gjithë ne: 'Izraeli nuk ka asnjë plan për të sulmuar Iranin, ne jemi një vend paqësor dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë'," deklaroi Medvedev.
Rusia ka një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Javën e kaluar, një ish-zyrtar i lartë izraelit i Mbrojtjes, deklaroi për “Reuters” se Izraeli do t'i sulmonte centralet bërthamore iraniane nëse fuqitë ndërkombëtare nuk do të arrinin të vendosnin sanksione ndaj Teheranit deri në fund të këtij viti.