E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mosnjohja e zgjedhjeve, absurde

Gjatë një konference për shtyp, Meta ka deklaruar se ende nuk janë zhvilluar negociata për postet në qeverinë e re që do të formohet brenda muajit gusht, sipas Kushtetutës ndërsa në shtator miratohet nga Parlamenti.

Meta ka nënvizuar edhe prioritetet e qeverisjes së ardhshme, siç është liberalizimi i vizave dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Duke komentuar deklaratat e Olli Rehn, ku Shqipërisë, ende nuk i është çelur rruga për liberalizimin e vizave, kreu i LSI-së, tha se deklarata të tilla nuk ishin të pa pritura.

Edhe një herë tjetër, Meta ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Socialiste, duke i quajtur absurde pretendimet për mos njohjen e zgjedhjeve. “Pretendimet për mos njohjen e zgjedhjeve janë absurde. Hartuesit e Kodit Zgjedhor të pranojnë realitetin”-theksoi Meta gjatë konferencës nga selia e LSI-së.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›