Leka I Zogu uron Berishën për fitoren
“Fitorja Juaj në zgjedhje ishte një gëzim i madh për Ne. Jemi të bindur se qeveria që ju drejtoni do të vazhdojë në rrugën e reformave, të cilat kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në Shqipëri.Atdheut tonë i duhet kontributi i të gjithëve, për këtë arsye Ne ju përshëndesim për veprimin fisnik që keni ndërmarrë, duke bërë koalicion me LSI-në, të drejtuar nga Z.Ilir Meta. Ju urojmë suksese në punën Tuaj, mbasi interesat e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, janë përmbi çdo gjë”- u shpreh Leka I Zogu në urimin e tij.