Argjentinë/ Konfirmohen 137 të vdekur nga virusi H1N1
Argjentina konfirmoi se bilanci aktual i viktimave nga vala e re e gripit H1N1 është 137 të tilla. Me këtë shifër, vendi i Amerikës Jugore ka shënuar nivelin e dytë më të lartë në botë dhe frika vazhdon të përhapet në pritje të fillimit të dimrit të ashpër në Amerikën e Jugut.
Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu se numri aktual i personave të infektuar ka arritur në 3056 duke marrë parasysh faktin se mungesa e vizitave mjekësore të pacientëve në të gjitha Argjentinën e bën të pamundur konfirmimin formal të shifrave të besueshme. Polemikat 2-vjeçare mbi akuzat se qeveria është duke manipuluar të dhënat kryesore ekonomike për përfitime politike, ka nxitur gjithashtu edhe dyshimet në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të gripit, i cili fillimisht u shfaq në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti.
Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez ka kërkuar ndalimin e përhapjes së virusit në vend përmes mbylljes së shkollave dhe kinemave në kryeqytet, megjithatë masat kanë bërë shumë pak për të qetësuar Argjentinën. Në një përpjekje për të koordinuar përpjekjet kombëtare, Ministria e Shëndetësisë në Argentine u mblodh në një takim të Komisionit të Shëndetësisë nga Dhoma e Deputetëve.
Nga ana e tij, Kili konfirmoi të martën më shumë se 10 mijë raste të sëmundjes së gripit duke shënuar numrin më të madh të rasteve të identifikuara në çd ovend të Amerikës së Jugut, edhe pse vdekshmëria mbetet e ulët, në 33 persona.