Franca 350 mijë euro ndihma

Franca ka kontribuar me 350 mijë euro për të ndihmuar gjëndjen e emergjencës në Tunizi, ku situata është ende e vështirë edhe një muaj pas rënies së regjimit të presidentit Ben Ali. Lajmi është bërë i ditur nga një përfaqësues i ambasadës franceze në Tunizi.
Në faqen e internetit të ambasadës shkruhet se këto fonde do të shkojnë në ndihmë të grupeve më në nevojë të popullsisë, në vecanti për fëmijët dhe personat e moshuar.
Gjithashtu një pjesë e mirë e fondit të ndihmës do të shkojë për viktimat e protestës dhe personat e sëmurë.