Kina mendon ndërtimin e rivalit të Kanalit të Panamasë

Kolombia bëri të ditur se po negocion me Kinën për ndërtimin e një “Kanal Panamaje alternativ”.Rruga e propozuar ka synim të nxisë lëvizjen e mallrave mes Azisë dhe Amerikës Latine.
Plani është që të krijohet një “kanal i thatë” ku porti në Paqësor i Buenaventura të mund të lidhet me një hekurudhë, e cila do të përshkojë Kolumbinë në drejtim të brigjeve të Atlantikut.
Shkëmbimet tregtare mes Kinës dhe Kolumbisë janë rritur nga 10 milionë dollarë në vitet 1980 në më shumë se 5 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Publikimi i këtij plani u bë nga Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, i cili theksoi për “Financial Times” se projekti është “një propozim i vërtetë dhe ka avancuar mjaft”.