E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vriste nënën 84-vjeçare, arrestohet 64-vjeçari

Policia bëri me dije se në pranga përfundoi shtetasi Bujar Kotrri, 64-vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë, pasi tre ditë më parë, rreth orës 18.00 në banesën e tij, ky shtetas, ka tentuar të vrasë, me mjete të forta, nënën e tij shtetasen M. Kotrri, 84-vjeç, e cila aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti  për motive të dobëta, pasi autori luante bixhoz dhe kërkonte vazhdimisht para nga e moshuara. Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet, në ngarkim të shtetasit Bujar Kotrri, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative ”. /Start/

                                                                                             2012-07-25 09:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›