Franca: Opozita të hyjë në Parlament
Kësaj here, kërkesa është bërë nga ambasadorja e Francës në Tiranë Maryse Daviet, e cila ka deklaruar se opozita duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. “Opozita duhet të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të hyjë në Parlament si në të gjitha vendet demokratike”, tha ambasadorja për gazetën “Shqip”. Daviet theksoi se demokracia parlamentare ka nevojë për një opozitë të fortë në Parlament, e cila të luajë plotësisht rolin e saj.Ajo ka shtuar se Shqipëria e ka të hapur derën për liberalizimin e vizave dhe se Franca mbështet plotësisht përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.