Presidenti kroat viziton sot Kosovën
Pas këtij takimi, Mesiç do t’i drejtohet deputetëve të kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. Gjatë ditës së sotme, Mesiç do të shpallet edhe Qytetar Nderi i Prishtinës si dhe do të nderohet me "Medaljen e Pavarësisë". Presidenti Stipe Mesiç pritet të vizitojë edhe ushtarët kroatë që veprojnë në kuadër të KFOR-it, dhe do të zhvillojë takime me kroatët që jetojnë në Janjevë.