E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca: Serbia, jo në BE pa u pajtuar me fqinjët

Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk pajtohet me fqinjët e vet, ka deklaruar të mërkurën në Paris ministri francez për Çështje Evropiane, Zhan Leoneti, duke aluduar qartë për Kosovën.

“Do të dëshironim që t’u themi miqve tanë serbë se kanë perspektivë në BE dhe dhe pa kurrfarë diktati paraprak. Por duhet porositur se nuk do të pranojmë një vend që është në konflikt, i cili nuk është pajtuar me fqinjët”, ka thënë Leoneti para Këshillit për Çështje Evropiane në Parlamentit francez. Leoneti sot do të vizitojë Zagrebin e më pas edhe Beogradin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›