E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Politika të tregojë kurajo dhe përgjegjësi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka kërkuar sot nga faktori politik në vend që të tregojë kurajo dhe përgjegjësi, duke vendosur në krye agjendën qytetare mbi çdo agjendë tjetër.

Sipas Topit, duke vepruar kështu, politika do të vihet në funksion të qytetarit dhe do ti shërbejë interesave të vendit.

Komentet, presidenti Topi i bëri gjatë një konference në kuadër të 20- vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Ndërkaq, ambasadori  i SHBA-së, Aleksandër Arvizu tha se Shqipëria duhet ti bashkangjitet BE-së, duke shtuar se, ende vendi nuk është atje ku duhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›