Shqipëria mbështetje konsolidimit të Kosovës

Gjatë takimit, De Marnhac e njohu Kryeministrin Berisha me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në veçanti me situatën e krijuar në veri të saj, si dhe përpjekjet për mirëfunksionimin e shtetit ligjor dhe institucioneve doganore në zonën veriore të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Berisha i rikonfirmoi shefit të EULEX-it mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për përpjekjen e vendosur të qeverisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it në konsolidimin e mëtejshëm të rendit kushtetues dhe shtetit ligjor në komunat në veri të Kosovës, si domosdoshmëri jashtëzakonisht e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm të Republikës së Kosovës, por edhe të rajonit.
Gjithashtu, Berisha i ripohoi zotit De Marnhac se qeveria shqiptare, ashtu siç ka kërkuar gjithnjë, është plotësisht e vendosur për një hetim të plotë të të gjitha pretendimeve të pabaza të raportit të Dick Martit dhe mbetet e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me EULEX-in për një hetim të plotë, në mënyrë që e vërteta të dalë plotësisht në dritën e diellit. /Start/
2011-10-05 17:13