E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, në seancë sërish ligjet me 3/5-t

 Rendi i ditës i punimeve të seancës së sotme, i publikuar zyrtarisht nga zyra e shtypit e Kuvendit, parashikon një numër pr/ligjesh të tjera, të shqyrtuara së fundi në komisionet parlamentare.

Një javë më parë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i dorëzoi mazhorancës publikisht paktin prej 10 pikash të propozuar nga opozita për zgjidhjen e krizës politike.

Por, prej një jave asgjë nuk ka ndryshuar dhe vijon të mbetet në fuqi kundëroferta e mazhorancës, e cila pranon të diskutojë vetëm për tri nga këto dhjetë pika: reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit nga opozita.

Pavarësisht, nga kjo situatë, Partia Demokratike duket se po tenton sërish të vërë në provë opozitën kur e fton atë të votojë nesër disa ndryshime në katër kode,(kodin penal, kodin ajror, kodin detar dhe rrugor), si dhe pr/ligjin "Për gjykatën administrative".

Kjo është seanca e fundit e Kuvendit para publikimit nga Komisioni Europian, të mërkurën e ardhshme, më 12 tetor, të progres-raportit për Shqipërinë./Start/

                                                                                             2011-10-06 08:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›