Franca angazhohet për lirinë e shtypit
Paris -Franca do të vazhdojë të angazhohet dhe të mobilizohet në mbështetje të 120 gazetarëve që akoma persekutohen dhe mbahen arbitrarisht të burgosur në mbarë botën, konfirmoi sot sekretarja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Rama Yade me rastin e ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit. "Sot, rreth 120 gazetarë janë të burgosur (...) Dua të solidarizohem me të gjithë gazetarët e burgosur arbitrarisht që janë bërë viktima të përndjekjes së vazhdueshme dhe të dhunës fizike në mbarë botën'', deklaroi Rama Yade, në një komunikatë.
"Franca, që ka shprehur një dëshirë të madhe për lirinë e shtypit, do të vazhdojë të angazhohet dhe të mobilizohet në mbështetje të gazetarëve të persekutuar dhe të dënuar arbitrarisht'', shtoi ajo. Rama Yade nënvizoi se ''liria e fjalës dhe e ajo shtypit janë themeli i shoqërisë tonë demokratike. Pa shtyp të lirë, të pavarur dhe pluralist, pa liri hetimi dhe informimi nuk do të kemi demokraci të vërtetë''. Ajo përshëndeti guximin e të gjithë gazetarëve në mbarë botën, të cilët mbrojnë, duke vënë në rrezik jetën e tyre, këtë të drejtë themelore që është liria e shtypit dhe liria e fjalës