E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca bllokon trenat per te mos hyre refugjatet nga Italia

Fundjava e kaluar ishte e veshtire per qytetin italian Ventimiglia. Drama e refugjateve nuk zhvillohet tanime vetem ne jug te Italise por edhe ne skajin veriperendimor te vendit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Ventimiglia ne kufi me Francen eshte kthyer ne vendin e shpreses qindra refugjate nga Tunizia kane arritur atje me shpresen per nje jete ne France apo ne vende te tjera evropiane. Kampi prites per refugjatet i cili eshte ngritur ne qytet pak jave me pare tashme eshte i tejmbushur. Kapaciteti i kampit mjafton per 150 vete por ky numer eshte tejkaluar prej kohesh. Ne fundjave 17./18.4. autoritetet italiane vune ne jete ate qe deri tani ishte kryesisht nje kercenim drejtuar Evropes por qe ne kufi pritet te sjelle lehtesim konkret refugjatet do te marrin leje qendrimi me afat. Nga rreth 400 njerezit qe kane paraqitur deri tani kerkesen per leje qendrimi me shume se 120 e kane marre tani karten e lakmuar ngjyre roze. Gjashte muaj eshte e vlefshme kjo karte dhe teorikisht me te mund te udhetosh ne te gjithe hapesiren Shengen.

Situate ne shkallezim ne kufirin italiano-francez

Por autoritetet franceze nuk jane dakord me kete Franca kerkon nga refugjatet deshmi shtese qe jane ne gjendje te perballojne vete kostot e qendrimit. Dhe per te ndaluar dyndjen nga ana franceze e kufirit eshte bllokuar lidhja hekurudhore dhe jane ndaluar te gjithe trenat e drejtuar per ne France.

Bildunterschrift Italia ndjehet e mbingarkuar nga refugjatet.

Per kryebashkiakun e Ventimiglias Gaetano Scullino kjo eshte nje bllokade Kjo eshte sigurisht nje dite bllokade. Jane anulluar 14 trena te cilet normalisht udhetojne nga Ventimiglia per ne France. Te henen 18.4. do shohim nese autoritetet franceze i pranojne keto leje qendrimi apo nese kane edhe pyetje te tjera.

Megjithe lejet e qendrimit vetem pak refugjate kane kaluar kufirin

Tek te gjithe te tjeret zemerimi dhe deshperimi jane te medha. Bashke me qindra aktiviste per te drejtat e njeriut nga Italia dhe Franca ata u mblodhen ne nje marshim proteste para konsullates franceze prane stacionit te trenave. Forcat italiane te sigurise arriten te shmangin transformimin e protestave ne dhune.

Situata ne kufi shkaktoi tensione diplomatike italiano-franceze

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne levizim brenda kuadrit rregullator evropian. Ministri i Brendshem Roberto Maroni

Ministri i Jashtem italian Franco Frattini ka paraqitur nje proteste zyrtare kunder bllokades se qarkullimit te trenave. Ndersa ministri i Brendshem Roberto Maroni forcoi kritiken e tij ndaj mungeses se mbeshtetjes nga shtetet e tjera te BE-se ne problemin e refugjateve afrikanoveriore. Ne te njejten kohe Maroni mbrojti qendrimin italianNe levizim brenda kuadrit rregullator evropian. U kemi dhene refugjateve dokumente udhetimi dhe gjithcka u duhet. Kjo njihet nga Komisioni i BE-se i cili ka deklaruar se Italia vepron sipas rregullave te marreveshjes Shengen. Pra te gjithe njerezit te cilet kane nje leje qendrimi te perkohshme dhe duan te shkojne ne France gezojne liri levizjeje.

Te dielen 17.4. ne mbremje u tha se trenat do te levizin serish. Megjithate ne kufi ka kontrolle te forta. Ne Ventimiglia jane vendosur shume tuniziane jo vetem ne kampin e pritjes por edhe ne stacionin e trenave. Refugjatet me leje qendrimi do te provojne te kalojne kufirin sa me shpejt te jete e mundur. Te gjithe te tjereve u duhet te mbajne radhen per kartat roze. Vleresohet se cdo dite mund te leshohen deri ne 100 karta te tilla.

Autor Jan-Christoph Kitzel/Eliana Xhani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›