Triumf i Finlandezeve te Vertete

Partia Konservatore Nacionale e ministrit te Financave Jyrki Katainen me mbi 20 per qind te votave ka fituar me se shumti mandate. 39 vjecari do te kete te drejten e krijimit te kabinetit te ri qeveritar por fituesi me i madh i zgjedhjeve te djeshme parlamentare eshte partia nacionaliste Finlandezet e Vertete.
Ere e re ne Finlande
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ai do te bashkepunoje me Finlandezet e Vertete Jyrki Katainen
Kjo parti ka pesefishuar votat duke fituar rreth 19 per qind te tyre. Shefi i saj Timo Soini tha ne nje deklarate per media se eshte shume i lumtur dhe shpreson se ata do te jene pjese e qeverise. Ju dhe te gjithe te tjeret duhet te respektoni vullnetin e popullit te Finlandes. Partia jone nuk eshte parti e krahut te djathte por nje parti mes socialdemokrateve dhe Partise se Qendres prandaj nuk duhet te jeni te brengosur me ate qe ka ndodhur ne Finlande tha Soini. Humbesi me i madh i zgjedhjeve eshte Partia e Qendres e kryeministres Mari Kiviniemi me rreth 16 per qind te votave. Ndersa sociademokratet kane fituar besimin e rreth 19 te mbi 45 milione finlandezeve sa kishin te drejten e votimit.
Kokeqarje per Evropen
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ajo duhet te largohet kryeministrja Mari Kiviniemi
Rezultati do ti shkaktoje shqetesime Europes. Do te shkaktoje probleme me paketat e shpetimit te euros profetizoi Olavi Borg nje politolog finlandez. Finlandezet e vertete jane shprehur shume qarte lidhur me vendet me borxhe si Greqia Irlanda dhe Portugalia. Ombrela e shpetimit per shtetet ne veshtiresi ekonomike mund te funksionoje vetem neqoftese shtetet anetare te BE e mbeshtesin ate njezeri.
Qe ne fushate populistet e djathte vune theksin tek tema e euros duke vendosur keshtu gurin e themelit per triumfin e tyre ne votimin e tyre te dielen. Nganjehere ia vlen qe ngulesh kembe tek bindjet e tua edhe pse has ne kundershtime dhe shpotitesh tha kryetari i partise Soini. Finlandezet e veertete kerkoje edhe ashpersimin e politikes ndaj te huajve ndalinin e martesave te se njejtes gjini si dhe ndalimin e abortit.
Autor Bahri Cani dpa afp
Redaktoi Angjelina Verbica