Franca, çfarë kualifikimi!
Me epërsinë e një goli në fushën kundërshtare të shtunën, dukej se francezët do ta kishin më të lehtë sigurimin e biletës për në Afrikë. Por në fakt nuk ndodhi ashtu.
Një kualifikim tepër i vështirë për “Gjelat”, i arritur vetëm në minutat e fundit të shtesës. Kapiteni Robi Kin realizoi në minutën e 32-të, duke e bërë të pavlefshën golin e shënuar nga Anelka në ndeshjen e parë të luajtur në Dublin.
Me avantazhin e irlandezëve përfundoi edhe koha e rregullt, duke bërë që takimi të shkojë në shtesë. Kur u duk se të dy ekipet do t’i drejtoheshin pikës së bardhë, është Uilliam Gallas, që, i ndihmuar edhe nga dora e Tieri Henri, dërgon topin në rrjetë, duke çuar në qiellin e shtatë francezët.
Francë 1 – 1 Irlandë (Kin 32’ / Gallas 103’)