E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e pjesshme edhe në distancë, aplikimet në Tetor

TIRANE-Të gjithë kandidatët e interesuar për studimet me kohë të pjesshme do të aplikojnë duke filluar nga data 17- 21 Tetor.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përcakton se institucionet publike të arsimit të lartë, do të shpallin kandidatët fitues brenda datës 14 tetor procedurën e aplikimeve dhe listën e dokumentacionit të nevojshëm.
Ndërkohë brenda datës 27 tetor, universitetet do të publikojnë emat e studentëve fitues të ndarë sipas degëve.
Më pas, regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryehet nga data 1- 6 nëntor.

Sipas udhëzimit për aplikim nevojiten: një fotokopje e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore dhe çertifikatës së notave, kartës së identitetit ose pasaportës, një vërtetim, që dëshmon se kandidati nuk ndjek program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në ndonjë universitet publik, dy fotografi dhe një mandat-arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1550 lekësh, paguar pranë postës shqiptare.
Kuotat e pranimeve të reja në studimet me kohë të pjesshme dhe ato në distancë shkojnë deri në 8570, sipas vendimit të qeverisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›