E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përplasen 3 mjete, vdes motoçiklisti 60-vjeçar

SHKODER- Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në një lagje periferike të qytetit të Shkodrës, pranë Zonës Industriale.
Burime pranë policisë së Shkodrës bënë të ditur se ka qënë një përplasje mes tre automjeteve, mes te cilave edhe një motoçikletë, që drejtohej nga 60-vjeçari, Shaqir Alija. Si rezultat i plagëve të marra në këtë aksident, 60-vjeçari, banues në fshatin Mes-Meselim të komunës Postribë të rrethit Shkodër, ka ndërruar jetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›